Gjermani, 5.7 milionë të moshuar të rrezikuar nga varfëria

Evropë

Gjermani, 5.7 milionë të moshuar të rrezikuar nga varfëria

Më: 8 shkurt 2017 Në ora: 17:17

Gjatë vitit të kaluar, 5.7 milionë të moshuar në Gjermani kanë qenë përballë rrezikut të varfërisë dhe përjashtimit social, raporton Anadolu Agency (AA).

Deputetja e Partisë së majtë Linke, në Bundestagun gjerman, Sabine Zimmermann bazuar në statistikat e Zyrës Evropiane të Statistikave (Eruostat), tha se gjatë vitit të shkuar numri i të moshuarve që kanë mbetur përballë rrezikut të varfërisë është rritur ndjeshëm.

 Sipas këtyre statistikave në vitin 2010 rreth 4.9 milionë të moshuar mbi moshën 55-vjeçare, në këtë vend janë ndikuar nga kjo gjendje. Ndërsa vitin e kaluar kjo shifër ishte 5.7 milionë. Nga ana tjetër gjatë vitit 2015, 20.8 përqind e popullsisë mbi moshën 55-vjeçare ishte e rrezikuar nga varfëria. 

Ndërsa në një deklaratë për agjencinë e lajmeve DPA, Zimmermann ka thënë se rritja e vazhdueshme e varfërisë tek të moshuarit, është një tregues i rritjes së fitimit në tregun e punës, papunësisë së lartë tek të moshuarit dhe të ardhurat mujore të pamjaftueshme.

Nga ana tjetër sipas statistikave të Destatis, gjatë vitit 2015, 16.1 milionë njerëz në Gjermani, shifër kjo e cila është rreth 20 përqind e gjithë popullsisë, kanë jetuar të rrezikuar nga varfëria. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat