Opozita në Mal të Zi planifikon referendum për anëtarësim në NATO

Evropë

Opozita në Mal të Zi planifikon referendum për anëtarësim në NATO

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 16:54
Lideri i partisë opozitare, Andrija Mandiç

Forca kryesore opozitare në Malin e Zi, Fronti Demokratik, njoftoi se, me mbështetjen e Rusisë, do të organizojë referendum për anëtarësimin e vendit në NATO.

Fronti Demokratik njoftoi sot se do të organizojë “referendum popullor”, nëse shumica qeveritare vazhdon të insistojë që vendimi për anëtarësim në aleancë të sillet në parlamentin malazez.

Lideri i partisë opozitare, Andrija Mandiç theksoi se ideja për referendum është e mbështetur nga Kremlini.

Autoritetet malazeze pohojnë se nacionalistët rusë qëndrojnë pas tentimit të dyshuar për grusht shtet në nëntor, që përfshiu edhe planet për vrasjen e kryeministrit të atëhershëm Milo Gjukanoviç, për shkak vendimit të qeverisë së tij për anëtarësim në NATO.

Kremlini përgënjeshtroi se është i përfshirë, por në mënyrë aktive mbështet grupet malazeze që kundërshtojnë  anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Pritet që Mali i Zi ta përfundojë procesin për qasje drejt aleancës këtë pranverë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat