Stoltenberg: Diskutim për procesin e pranimit të Bosnjë Hercegovinës në NATO

Evropë

Stoltenberg: Diskutim për procesin e pranimit të Bosnjë Hercegovinës në NATO

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 09:36
Jens Stoltenberg

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pritet që sot, gjatë vizitës së tij në Sarajevë, të flasë lidhur me rrugën e Bosnjë Hercegovinës për anëtarësim në aleancë.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin e Bosnjë Hercegovinës, pritet që zoti Stoltenberg të takohet me kryesuesin e presidencës trianëtarëshe të Bosnjë Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, me kryeministrin, Denis Zvizdiq, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të këtij vendi.

Ai, po ashtu, do ta mbajnë një fjalim në Shtëpinë e Armatës në Sarajevë.

Në vitin 2006, Bosnjë Hercegovina është pranuar në programin e NATO-s, Partneriteti për paqe, dhe ishte e angazhuar në dialog me aleancën për pranim prej vitit 2008.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat