Rusi: Kërkohet dënim për personin që e ka lavdëruar masakrën në SHBA

Evropë

Rusi: Kërkohet dënim për personin që e ka lavdëruar masakrën në SHBA

Më: 31 janar 2017 Në ora: 17:46
Ramil Ibragimov

Një prokuror rus ka kërkuar dënim me tri vjet burg për aktivistin e ri, Ramil Ibragimov, nga rajoni Tatarstan, kundër të cilit po mbahet një proces gjyqësor për shkak se në mediat sociale e kishte lavdëruar vrasjen e 49 njerëzve, në një klub nate të homoseksualëve në Orlando të Shteteve të Bashkuara, vitin e kaluar.

Kërkesa e prokurorit u bë sot në një gjykatë ushtarake në rajonin Samara.

Vendimi gjyqësor pritet të shpallet nesër.

Aktivisti për të rinjtë, Ramil Ibragimov, është akuzuar për “thirrje publike për terrorizëm dhe arsyetim të aktiviteteve të terrorizmit”, për shkak se më 14 qershor të vitit të kaluar në rrjetin Instagram e kishte mbështetur vrasjen e njerëzve.

Me gjuhën e tij vulgare, ai në këtë shkrim kishte shprehur keqardhje që personat e plagosur që i shpëtuan vdekjes “nuk kishin cofur”.

Ibragimov e ka pranuar shkrimin por tha se nuk është fajtor.

Ky postim ishte bërë dy ditë pasi personi i armatosur, Omar Mateen, i vrau 49 njerëz në një klub nate në Orlando të Floridës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat