Anglia dhe Turqi bashkëpunim në ndërtimin e avionëve luftarak

Evropë

Anglia dhe Turqi bashkëpunim në ndërtimin e avionëve luftarak

Më: 28 janar 2017 Në ora: 20:20
Kryeministrja britanike Theresa May ne takim me presidentin Recep Tayip Erdogan

(E plotësuar) - Kompania britanike “BAE Systems” nënshkroi sot një protokoll marrëveshje me “Turkish Aerospace Industries”, për zhvillimin e një gjenerate të re avionësh luftarakë turk.

“Kjo shënon fillimin e një marrëdhënie tregtare të re dhe të përforcuar me Turqinë”, deklaroi sot kryeministrja britanike Theresa May, gjatë vizitës në Ankara.

“BAE Systems dhe Turkish Aerospace Industries nënshkruan një protokoll marrëveshje që vendos një partneritet për zhvillimin e programit ambicioz Turkish Fighter Programme TF-X”, theksohet në këtë komunikatë të qeverisë britanike.

May u takua sot me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe do të takohet më pas me homologun e saj Binali Yildirim, gjatë një vizitës që synon të rrisë marrëdhëniet tregtare turko-britanike para daljes së Britanisë nga BE-ja.

May në Ankara: Britani-Turqi do intensifikojnë marrëdhëniet

Kryeministrja britanike Theresa May ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të intensifikojë marrëdhëniet tregtare me Turqinë, pas takimit me presidentin Recep Tayip Erdogan.

May deklaroi se, Turqia është një nga miqtë e vjetër të Britanisë dhe se shumë më tepër mund të bëhet për të ngritur më tej nivelin e marrëdhënieve dypalëshe. 

Nga ana e tij, Erdogan u shpreh se, edhe Turqia synon të rrisë marrëdhëniet tregtare me Britaninë deri në 20 miliardë dollarë në vit, nga 15.6 mld që arrijnë aktualisht. 

Dy liderët njoftuan gjithashtu nënshkrimin e një marrëveshje prej 100 milionë stërlinash, që parashikon ndihmë ushtarake britanike për modernizimin e aviacionit ushtarak turk. 

Kryeministrja deklaroi gjithashtu se Britania dhe Turqia do të ngrenë një grup të përbashkët pune për të përgatitur bazat për marrëdhëniet tregtare gjatë periudhës post-Brexit. 

“Zoti president, ju përmendët mundësitë për avancimin e tregtisë mes dy vendeve tona dhe të dy ne dëshirojmë të ndërtojmë një marrëdhënie të re mbi lidhjet e vjetra. Dhe unë besoj se duke bërë këtë do të përfitojnë të dy vendet tona”, tha May në konferencën e përbashkët për shtyp. 

Duke qëndruar në të njëjtat linja, Erdogan u shpreh se, “Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia do të gëzojnë një marrëdhënie të re, ndryshe nga pozicionet e mëparshme të tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat