Pesë të plagosur nga një shpërthim në Londër

Evropë

Pesë të plagosur nga një shpërthim në Londër

Më: 23 janar 2017 Në ora: 21:46
Londër

Të paktën pesë persona janë plagosur nga një shpërthim që ndodhi sot në një ndërtesë trekatëshe në lindje të Londrës.

Shpërthimi ndodhi pas orës 17:00 sipas kohës lokale. Policia ka njoftuar se dy persona janë dërguar në emergjencë, ndërsa një person po ashtu ka kërkuar ndihmë mjekësore, raportoi gazeta britanike "Daily Telegraph".

Shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që shkaktuan atë.

Ekipet e zjarrfikësve, policisë dhe ambulancat mjekësore vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e shpërthimit, kurse qarkullimi është ndaluar në zonën pranë shpërthimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat