Ambasadori gjerman: Në raportet mes BE-së dhe Serbisë, ekziston potencial i madh

Evropë

Ambasadori gjerman: Në raportet mes BE-së dhe Serbisë, ekziston potencial i madh

Më: 18 janar 2017 Në ora: 12:21
Ambasadori gjerman në Serbi Aksel Ditman.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, procedura e të cilit pritet të fillojë në mars të këtij viti, është një sfidë e madhe për bllokun, por BE-ja është një projekt i madh që është thelbësor për të gjithë ne, ka thënë ambasadori gjerman në Serbi Aksel Ditman.

Ditman në konferencën “Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor pas Brexit”, organizuar nga Instituti për Studime Evropiane dhe Fondacioni Hanns Seidel, tha se ka arsye të shumta pse ky vend duhet të bëhet anëtare e BE-së, si një projekt i paqes dhe lirisë, raportojnë mediat në Serbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat