Turqia nuk dëshiron që kurdët e PYD-së të jenë pjesë e bisedimeve për Sirinë

Evropë

Turqia nuk dëshiron që kurdët e PYD-së të jenë pjesë e bisedimeve për Sirinë

Më: 15 janar 2017 Në ora: 00:21
Kryeministri turk

Ankaraja kundërshtoi në mënyrë të prerë rreth mundësisë së pranisë të kurdëve sirianë të PYD-së, e konsideruar nga Turqia si një formacion “terrorist”, pjesëmarrës në negociatat në Astana (Kazakistan) për arritjen e një zgjidhje të konfliktit në Siri, siç parashikohet nga SHBA-ja.

“Nëse ju ftoni një grup terrorist në tryezën e negociatave, mundeni atëherë të ftoni gjithashtu Al Nosra-n dhe Daech-in”, u shpreh për median ministri turk për Çështjet e Jashtme, Mevlut Cavusoglu, duke iu referuar grupit të Fateh al-Cham( i njohur më parë me emrin e Front al-Nosra, Al-Kaida në Siri) dhe grupit të Shtetit Islamik.

Partia e Bashkimit Demokratik (PYD, kurdët sirianë) dhe dega e saj e armatosur, Njësitë e Mbrojtjes së Popullit kurd (YPG, aleatë të perëndimorëve në konfliktin sirian, janë denoncuar edhe më parë nga Turqia, e cila po drejton së bashku me Rusinë dhe Iranin negociatat në Astana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat