Tanket dhe trupat amerikane në Poloni janë kërcënim, thotë Rusia

Evropë

Tanket dhe trupat amerikane në Poloni janë kërcënim, thotë Rusia

Më: 12 janar 2017 Në ora: 14:10
Tanket ne Poloni

Rusia thotë se ka përcjellë arritjen e më shumë se 300 trupave ushtarake amerikane në Poloni, duke e quajtur këtë veprim si kërcënim.

Trupat janë pjesë e reagimit të presidentit Barack Obama për të siguruar aleatët e  shqetësuar të NATO-s në lidhje me një Rusi më agresive.

Ky është përforcimi më i madh ushtarak  amerikan në Evropë prej dekadash.

Zëdhënësi i presidentit Putin Dmitry Peskov , i tha BBC-së se lëvizja "kërcënon interesat tona dhe sigurinë tonë".

"Është një vend i tretë që ka  ndërtuar praninë e tij  ushtarake në kufijtë tanë në Evropë," tha ai. "Ky madje nuk është as vend evropian”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat