Papunësia në zonën euro mbetet e qendrueshme në 9,8 për qind

Evropë

Papunësia në zonën euro mbetet e qendrueshme në 9,8 për qind

Më: 9 janar 2017 Në ora: 21:44
Ilustrim

Përqindja e papunësisë në zonën euro ka mbetur e qendrueshme në muajin nëntor, në 9,8 për qind, niveli më i ulët që prej korrikut 2009, njoftoi sot Zyra evropiane e Statistikave, Eurostat.

Kjo përqindje është konform pritjeve të analistëve të pyetur nga ndërmarrësit e shërbimeve financiare “Factset”.

Në muajin tetor, përqindja e papunësisë ishte tashmë 9,8 për qind pas 9,9 për qind në muajin shtator, ku arriti për herë të parë pas pesë vitesh nën 10 për qind.

Në krizën më të rëndë të borxhit, papunësia arriti përqindje rekord në 12,1 për qind në muajt prill, maj dhe qershor 2013.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat