Gjatë javëve të ardhshme May i zbulon planet për “Brexit”

Evropë

Gjatë javëve të ardhshme May i zbulon planet për “Brexit”

Më: 8 janar 2017 Në ora: 13:44
Kryeministrja e Britanisë, Theresa May

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, i ka hedhur poshtë vlerësimet se planet e saj për tërheqjen britanike nga Bashkimi Evropian janë “konfuze” dhe ka paralajmëruar që detajet e planeve të saj do t’i paraqes “gjatë javëve të ardhshme”.

Mëtutje, në intervistën e sotme për rrjetin Sky News, zonja May tha se ajo është e përkushtuar që të ketë “marrëveshje të drejtë ndërkombëtare, por edhe korrekte në shtëpi”.

Sot më herët gjatë ditës, ministrja e parë e Skocisë, Nicola Sturgeon, tha se është e “papranueshme” që vendi i saj ka pak njohuri lidhur me planet e kryeministres May, megjithqë kanë kaluar gjashtë muaj prej se Mbretëria e Bashkuara e mbajti referendumin për largim nga BE-ja.

“Nuk ndjej se unë di më tepër për objektivat e negociatave sot se sa para gjashtë muajsh”, tha Nicola Sturgeon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat