Spitalet në Britani nuk po e përballojnë numrin e madh të pacientëve

Evropë

Spitalet në Britani nuk po e përballojnë numrin e madh të pacientëve

Më: 7 janar 2017 Në ora: 19:37
Pacientët në spitalet e Britanisë

Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) në Britani ka refuzuar kërkesën e Kryqit të Kuq për krizë humanitare nëpër spitalet në këtë vend, shkruan BBC.

Një nga mjekët specialit në NHS ka thënë që shërbimet spitalore në këtë pikë nuk janë në gjendje krize, përderisa ka pranuar që kërkesa është shumë e lartë.

Kryqi i Kuq ka ndihmuar pacientët të shkojnë në shtëpi nga spitalet si dhe ka kërkuar ndihmë financiare nga qeveria.

Kjo situatë vjen pasi që tre spitale në Angli nuk po e përballojnë numrin e madh të pacientëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat