Markovic: Mali i Zi këtë vit pa dyshim hyn në NATO

Evropë

Markovic: Mali i Zi këtë vit pa dyshim hyn në NATO

Më: 6 janar 2017 Në ora: 12:57
Kryeministri malazez, Dusko Markovic

Kryeministri malazez, Dusko Markovic, tha se nuk ka dyshim se këtë vit do të jetë viti në të cilin vendi do të bëhet anëtari i 29-të i NATO-s.

"Ky do të jetë një hap tjetër civilizues dhe pas rivendosjes së pavarësisë është ngjarja e dytë më e rëndësishme në historinë e re të Malit të Zi, që është në të vërtetë konfirmim i vlerave dhe standardeve demokratike. Kjo do të jetë një mundësi e re për të gjithë në Mal të Zi që të zhvillojnë potencialin e tyre në nivelin më të lartë", tha i për “Dnevne novine”.

 Siç tha ai, anëtarësimi do t’ju sigurojë qytetarët dhe shtetit siguri, stabilitet afatgjatë dhe prosperitet dhe në të njëjtën kohë do të mundësojë Malin e Zi pozitën e një anëtari të barabartë të shoqërisë së vendeve më të zhvilluara të tanishme dhe të kontribuojë në stabilitetin, paqen dhe demokracinë në nivel global.

"Sfida më e madhe në këtë, por unë do të thoja, në vitet e ardhshme, do të jetë krijimi i një dialogu për të gjitha çështjet ku dallojmëë. Dialogu, jo konfrontim, mirëkuptimi, dhe jo distanca. Kjo na duhet në mënyrë që burimet tona dhe potencialet tona t’i valorizojmë në mënyrën e duhur dhe kështu jeta në Mal të Zi të bëhet më e mirë për të gjithë", tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat