Presidenti i PE-së s’kandidon për kancelar të Gjermanisë

Evropë

Presidenti i PE-së s’kandidon për kancelar të Gjermanisë

Më: 3 janar 2017 Në ora: 09:15
Martin Schulz

Presidenti i Parlamentit Evropian që është në përfundim të mandatit, Martin Schulz nuk ka gjasa që të kandidojë për Partinë Social Demokratike në zgjedhjet e përgjithshme në Gjermani.

Sipas prestigjiozes britanike “Express.co.uk”, 61-vjeçari i ka thënë anëtarëve të partisë SPD (partia në koalicion me partinë e Merkel) se nuk do të kandidojë në zgjedhjet për Kancelar pasi t’i përfundojë mandati si President i Parlamentit Evropian.

Schulz nuk planifikon të kandidojë kundër zv/kancelarit gjerman, Sigmar Gabriel. Të dy kanë një miqësi të hershme dhe nuk duan të shkaktojnë ndonjë përçarje të mundshme brenda partisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat