Kryeministri turk viziton të plagosurit nga sulmi terrorist

Evropë

Kryeministri turk viziton të plagosurit nga sulmi terrorist

Më: 1 janar 2017 Në ora: 17:44
39 të vrarë dhe mbi 69 të lënduar mbeten në sulmin terrorist në Stamboll

Kryeministri i Turqisë Binali Yildirim ka vizituar sot personat e plagosur gjatë sulmit terrorist në një klub nate në Stamboll, raporton AA.

Kryeministri gjatë kësaj vizite është shoqëruar nga disa ministra të kabinetit, Prefekti i Stambollit dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

Pasi ka vizituar të plagosurit Yildirim në dalje ka bërë edhe një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

“Terrori nuk mund të na frikësojë. Nuk mund të na prishë vëllazërinë, unitetin dhe bashkërinë. Terrori nuk mund të në trembë ne, përkundrazi ne e trembim atë” ka thënë Kryeministri Y?ld?r?m dhe në vijim ka shtuar:

“Dëgjoj sa djathtas majtas se personi ka ardhur i veshur si babagjysh dhe ka sulmuar. Një gjë e tillë nuk është e vërtet. Ai ka ardhur i armatosur. Si një terrorist.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat