Edogan: NATO të mbështesë Turqinë, jo ISIS

Evropë

Edogan: NATO të mbështesë Turqinë, jo ISIS

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 17:39
Presidenti i Turqisë Regep Taip Erdogan

Vendet anëtare të NATO-s nëse e konsiderojnë Turqinë një partner strategjik duhet ta përkrahin, dhe jo të mbështesin organizata terroriste.

Kështu ka deklaruar presidenti i Turqisë Regep Taip Erdogan gjatë një ceremonie në qendrën e kërkimeve shkencore dhe teknologjike, kreu i shtetit u shpreh se Turqia nuk mund të pranojë një partner që mbështet organizatat terroriste.

“Ne jemi aleatë në NATO. Si ka mundësi që ju mbështesni organizata terroriste dhe jo ne?! Mos janë këto organizata aleatët tuaj në NATO?! Kjo është e papranueshme”, tha ai.

Më herët, ministri i jashtëm Mevlut Causoglu deklaroi se ishte e sigurt që SHBA kanë furnizuar me armë dhe municione degën e partisë kurde në Siri. YPG është krahu i armatosur i partisë PYD që është degë e partisë kurde në Turqi, PKK.

Sipas autoriteteve turke, YPG është një organizatë terroriste, ndërkohë që SHBA e cilësojnë YPG si një partner të besueshëm në Siri. Grupimi në fjalë operon në veri të Sirisë dhe kontrollon shumicën e zonës në kufi me Turqinë

“Nëse ti i dërgon armë organizatave të tilla dhe shprehesh që ke dërguar vetëm municione, atëherë nuk je i besueshëm. Unë personalisht nuk e besoj”.

Presidenti turk deklaroi gjithashtu se NATO nuk e mbështeti Turqinë në momentin kur territori turk në Kufi me Sirinë u vendos nën kërcënim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat