Bashkëpunëtori i Putinit: Shërbimet sekrete të NATO-s qëndrojnë prapa vrasjes së Ambasadorit

Evropë

Bashkëpunëtori i Putinit: Shërbimet sekrete të NATO-s qëndrojnë prapa vrasjes së Ambasadorit

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 19:57
Pamje nga vrasja e ambasadorit rus

Senatori i lartë, Frantz Klintsevich, zëvendëskryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri të Dhomës së Epërme të Parlamentit rus, ka thënë se vrasja e ambasadorit rus “ka qenë akt i planifikuar”.

“Të gjithë e kanë ditur se ai do të merrte pjesë në këtë ekspozitë fotografish”, ka thënë Klintsevich.

“Mund të jetë ISIS, apo armata kurde, e cila përpiqet ta dëmtojë Erdoganin”, ka shtuar ai.

“Por, mund të jenë – me shumë gjasë – përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të një vendi të NATO’s ata që qëndrojnë prapa”, ka deklaruar Klintsevich.

“Kjo përbën sfidë për Rusinë”, ka shtuar ai.

Senatori është anëtar i këshillit udhëheqës të partisë Rusia e Bashkuar, që qëndron prapa presidentit rus, Putin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat