Kryeministri polak evakuohet nga parlamenti pas ‘puçit’ opozitar

Evropë

Kryeministri polak evakuohet nga parlamenti pas ‘puçit’ opozitar

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 21:43
Pamje nga protesta në Poloni

Ministri i Brendshëm polak dje ka akuzuar opozitën se po tentojnë të organizojnë një puç derisa deputetët kishin okupuar sallën e kuvendit për të dytën ditë me radhë në bllokadën më të madh politike në vend për shumë vite.

Kryeministri Beata Szydlo dhe shefi i partisë në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS), Jaroslaw Kaczynski, është dashur të evakuohen nga ndërtesa në orët e hershme të ditës së djeshme pasi policia përdori forcën për të shpërndarë një protestë të mëhershme.

Protesta të reja kanë nisur të shtunën në Varshavë, me disa mijëra demonstrues që po valojnë flamujt polakë, po përdorin boria dhe po thërrasin “Stop shkatërrimit të Polonisë”, raporton “The Telegraph”.

Të premten, deputetë opozitarë kishin bllokuar qasjen në podium duke protestuar për planet qeveritare për të limituar qasjen e mediave në ndërtesën e parlamentit e përshkruar si një sulm në lirin e mediave në Poloni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat