Serbia shkel marrëveshjen, kthen emigrantët

Evropë

Serbia shkel marrëveshjen, kthen emigrantët

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 18:22
Ilustrim

Serbia në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare ka filluar t’i kthejë në drejtim të Maqedonisë emigrantët të cilët për një kohë më të gjatë nuk mund të kalojnë nga territori serb në Hungari dhe në Kroaci.

Vetëm në muajin nëntor janë kthyer 1.150 persona. Në pranverë me rritjen e temperaturave pritet të rritet fluksi i refugjatëve.

“Ata njerëz janë lodhur maksimalisht. Atë që ne mund ta bëjmë për ata është t’u japim një përgjigje humane në këto momente, por në asnjë situatë nuk mund t’i pranojmë në kampe”, u shpreh Goran Stojanovski, udhëheqës i kampit në Tabanocë.

Një problem tjetër përbën edhe lëvizja e mundshme e emigrantëve nga Greqia.

“Ekziston një trend i kthimit. Ekzistojnë përpjekje për t’u kthyer prapë në Greqi. Ne në Gjevgjeli kemi një qendër pranuese ku janë stacionuar 1.500-2.000 njerëz. Ata e presin rastin e parë për të kaluar në vendin tone”, deklaroi Zoran Llazarevski, udhëheqës i kampit në Gjevgjeli.

Nga Qendra e menaxhimit të krizave thonë se janë të përgatitur për t’u ballafaquar me problemet e mundshme.

Në qendrën transitore në Tabanocë, për momentin ka dhjetëra emigrantë, ndërsa në Gjevgjeli numri i tyre është rreth 100.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat