Jep betimin kryeministri i ri i Italisë

Evropë

Jep betimin kryeministri i ri i Italisë

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 23:21
Kryeministri i ri i Qeverisë italiane, Paolo Gentiloni dhe ish-kryeministri Matteo Renzi

Kryeministri i ri i Qeverisë italiane, Paolo Gentiloni dha betimin sonte në mbrëmje, duke i dhënë fund krizës qeveritare më të shkurtër në historinë e Republikës italiane, e cila zgjati vetëm pesë ditë, pas dorëheqjes së kryeministrit, Matteo Renzi.

Në një takim të zhvilluar sot me Presidentin, Sergio Mattarella, Paolo Gentiloni paraqiti listën e ministrave. Gjithsej janë 18 ministra, nga të cilët pesë pa portofol.

Kabineti qeveritar:

Kryeministër: Paolo Gentiloni

Zëvendëskryeministre: Maria Eelena Boschi

Ministrat pa portofol

Anna Finocchiaro: Marrëdhëniet me Parlamentin

Marianna Madia: Administrim Publik

Enrico Costa: Çështjet Rajonale

Claudio De Vincenti: Kohezioni Territorial dhe Jugu Italisë

Luca Lotti: Sport me delegim mbi botimet dhe CIPE (Komiteti Ndërministror për Planifikimin Ekonomik)

Ministrat me portofol

Angelino Alfano: Punët e Jashtme

Marco Minniti: Punët e Brendshme

Andrea Orlando: Drejtësi

Roberta Pinotti: Mbrojtje

Pier Carlo Padoan: Ekonomi

Carlo Calenda: Zhvillim Ekonomik

Maurizio Martina: Bujqësi

Gianluca Galletti: Mjedis

Graziano Delrio: Infrastrukturë

Beatrice Lorenzin: Shëndetësi

Dario Franceschini: Kulturë

Valeria Fedeli: Arsim

Giuliano Poletti: Punë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat