Lavrov në Turqi: Rusia do të shpëtojë Aleppo-n nga terroristët

Evropë

Lavrov në Turqi: Rusia do të shpëtojë Aleppo-n nga terroristët

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 12:02
Sergey Lavrov në takim me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu

Rusia do të vazhdojë operacionet e saj në Aleppo dhe do ta shpëtojë këtë qytet sirian nga terroristët, ka deklaruar sot ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergey Lavrov gjatë vizitës në Turqi.

Ai në konferencën e përbashkët për gazetarë me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu në qytetin Alanya, ka thënë se Rusia do të vazhdojë që të bëjë përpjekje për të dërguar ndihma humanitare për Aleppon, transmeton Reuters.

Cavusoglu ka thënë se me kolegun rus janë dakorduar se duhet një armëpushim në Aleppo dhe në krejt Sirinë por potencoi qëndrimin e  qartë të Turqisë për presidentin sirian Bashar Al-Asad.

 Rusia është mbështetëse e Asadit derisa Turqia mbështet kryengritësit që luftojnë për ta rrëzuar Qeverinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat