Erdogan e ka sqaruar Putinin për deklaratën për rrëzimin e Asadit

Evropë

Erdogan e ka sqaruar Putinin për deklaratën për rrëzimin e Asadit

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 11:45
Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka sqaruar në një bisedë telefonike kolegut rus Vlladimir Putin për deklaratën e tij lidhur me shkatërrimin e Bashar Al Asad, ka deklaruar sot këshilltari i presidentit rus Juri Ushkakov.

Reuters rikujton se Kremlini mbrëmë bëri të ditur se Putin dhe Erdogan kanë biseduar me telefon për Sirinë dhe në veçanti për situatën me Aleppo.

Zëdhënësi i Kremlinit ka thënë dje se Moska është e befasuar me deklaratën e Erdoganit se forcat turke janë prezent në Siri për ta rrëzuar regjimin e Asadit dhe se për këtë kërkojnë sqarim nga Ankaraja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat