May e pranon: Brexit më ka lënë pa gjumë

Evropë

May e pranon: Brexit më ka lënë pa gjumë

Më: 27 nëntor 2016 Në ora: 13:58
Kryeministrja britanike, Theresa May

Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian më ka lënë pa gjumë, deklaroi kryeministrja britanike, Theresa May në një intervistë për gazetën ”Sunday Times”.

”Jam personalisht në provë për gjithë procesin e vështirë të drejtimit të daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian”, shton May.

”Ekzistojnë çështje shumë komplekse me të cilat do të përballemi për të patur marrëveshjen më të mirë të mundshme ndaj sfidave që na presin”, thekson kryeministrja britanike.

”Për shembull, qeverisja e vendit po përplaset me institucione të tjera si për shembull Banka e Anglisë, guvernatori i së cilës, Mark Carney ka kërkuar që për një periudhë dyvjeçare biznesit t’i garantohet tregu unik edhe pas ndarjes nga Brukseli për të mënjanuar kështu goditjet e padëshiruara ndaj ekonomisë kombëtare”, thotë May.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat