Digjet ndërtesa 600 vjeçare

Evropë

Digjet ndërtesa 600 vjeçare

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 21:44
ilustrim

Një zjarr i madh shpërtheu sot në sallën e qytetit të Straubingut të Gjermanisë dhe ka shkatërruar në masë të madhe ndërtesën gotike, e cila është 600 vjeçare.

Sipas policisë, flakët që kanë përfshirë ndërtesën ishin të larta deri në 15 metra,.

Nga zjarri nuk ka të lënduar, kurse dëmet që i janë shkaktuar objektit të trashëgimisë gjermane janë të mëdha.

"Nga zjarri nuk është prekur e gjithë ndërtesa, por pjesa historike e saj më siguri është djegur", tha kryetari i Straubingut, Markus Panermajr.

Straubing ndodhet rreth 100 kilometra në verilindje të Mynihut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat