Ankaraja akuzon regjimin sirian për vrasjen e ushtarëve turq në Siri

Evropë

Ankaraja akuzon regjimin sirian për vrasjen e ushtarëve turq në Siri

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 10:32
Ushtarë turq në Siri

Ushtria turke akuzoi forcat e presidentit sirian, Bachar al-Assad për vdekjen e tre ushtarëve turq të vrarë sot nga një bombardim në veri të Sirisë.

“Tre vëllezër të ushtrisë heroike kanë rënë martirë dhe 10 të tjerë janë plagosur në një sulm ajror të cilin mendojmë se është kryer nga forcat e regjimit sirian”, theksoi shefi i shtabit të përgjithshëm në një komunikatë.

Më herët media turke ia kishte atribuar vdekjen e tyre xhihadistëve të Shtetit Islamik.

Tre ushtarë turq u vranë dhe 10 u plagosën pas një sulmi nga grupi i Shtetit Islamik në veri të Sirisë, ku ushtria turke mbështet një ofensivë rebele”, njoftoi më herët agjencia turke e lajmeve Dogan.

Ushtarët janë vrarë në rajonin Al-Bab, qytet në duart e Shtetit Islamik që rebelët sirianë të mbështetur nga ushtarët turq tentojnë ta rimarrin, theksoi Dogan.

Është hera e parë që Ankaraja akuzon regjimin sirian për vdekjen e ushtarëve turq që prej fillimit të një ofensive të ndërmarrë nga Turqia në veri të Sirisë më 24 gusht për të larguar xhihadistët e organizatës së Shtetit Islamik dhe milicët kurdë drejt jugut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat