Skandal në Gjermani: Ministrat e SPD kanë marrë 3000-7000 euro për një takim me grupe biznesmenësh dhe lobistësh

Evropë

Skandal në Gjermani: Ministrat e SPD kanë marrë 3000-7000 euro për një takim me grupe biznesmenësh dhe lobistësh

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 22 nëntor 2016 Në ora: 12:41
Foto ministrat e SPD

A duhet të rezervosh një takim me ministrat e majtë të qeverisë gjermane (SPD), njëlloj si me yjet e muzikës?

Sipas gjitha gjasave po: grupet lobiste dhe biznesmenët duhet të paguajnë 3000 deri në 7000 euro për t’u takuar me ministrat e SPD, sekretarët shtetërorë dhe funkcionarët e partisë, shkruan ZDF, që disponon edhe fakturat e pagesës, përcjell botasot.info.

Konkretisht bëhet fjalë për ministrin e drejtësisë Heiko Maas, ministrin e punës sociale, Andrea Nahles, ministren e ekologjisë Barbara Hendricks, ministren e familjes, Manuela Schwesig, shefin e frakcionit të SPD, Thomas Oppermann, sekretaren gjenelare të SPD, Katarina Barley, sekretarin shtetëror Matthias Machnig dhe deputetin në radhët e partisë së majtë Hubertus Heil.

Partia SPD ka pranuar se një pjesë e funkcionarëve të saj kanë pranuar para për takimet me lobistë dhe biznesmenë, por me pretekstin se ata duhet të mbulojnë shpenzimet e takimit.

Në 2010 në një skandal të ngjashëm u zhyrt dega e partisë së kancelares Angela Merkel, CDU, në landin gjerman Nordrhein-Westfalen, ku shefi i SPD Sigmar Gabriel, atëkohë deklaroi se “ky është një skandal, që ka të bëjë me shitjen e posteve qeveritare.”

Vetë shefi i SPD, Gabriel, në lidhje me skandalin e fundit thekson se nuk ka pasur dijeni. Ajo që dihet është se partia e majtë gjatë takimit në dhjetor 2015 nga sponsorët e saj ka përfituar 550.000 euro./Bota sot

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat