Britania miraton një ligj ekstrem të sigurisë kibernetike

Evropë

Britania miraton një ligj ekstrem të sigurisë kibernetike

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 00:34
ilustrim

Britania ka miratuar një shtesë madhore në fuqinë e përgjimit, të cilën kritikët e kanë quajtur “të tmerrshme” dhe “të rrezikshme.”

Ligji i ri, i quajtur “snoopers charter”, u prezantua nga ish-sekretarja e shtetit Theresa May në 2012, dhe iu nevojiten dy përpjekje për tu miratuar në ligj pas rënieve të koalicioneve të mëparshme në qeveri. 

Katër vite dhe një zgjedhje të përgjithshme më pas – May tani është kryeministre – ligji më në fund u finalizua dhe u miratua të Mërkurën nga të dyja dhomat e Parlamentit Britanik.

Por grupet e lirive civile kanë kohë që e kritikojnë ligjin, me disa që argumentojnë se ligji do të lejojë qeverinë Britanike që të “dokumentojë çdo gjë që ato bëjnë online.” Nuk është për tu çuditur, sepse në thelb kjo është çfarë bën ky ligj.

Ligji do të detyrojë furnizuesit e internetit që të regjistrojnë historinë e internetit të çdo klientit në kohë reale deri në një vit, e cila mund të shikohet nga departamente të shumtë qeveritare; forcon kompanitë që të dekriptojnë të dhënat kur i kërkohet – edhe pse qeveria nuk ka qenë e qarte se si do ti forcojë kompanitë e jashtme që ta bëjnë këtë; dhe madje edhe të zbulojë çdo funksionalitet të ri sigurie në produktet para se të debutojnë ato.

Por jo vetëm kaq, ligji i jep agjencive të inteligjencës fuqinë që të hack-ojnë në kompjuterët dhe pajisjet e qytetarëve, edhe pse disa profesione të mbrojtur – si gazetaria dhe stafi mjekësor – janë të mbuluar me siguri më të mirë.  Me fjalë të tjera, është “ligji më ekstrem i përgjimit që është miratuar ndonjëherë në një demokraci,” sipas Jim Killock, drejtori i Open Rights Group. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat