Komploti serbo-rus: 200 mijë euro për të vrarë ish-kryeministrin malazez

Evropë

Komploti serbo-rus: 200 mijë euro për të vrarë ish-kryeministrin malazez

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 17:59
Ish-kryeministri malazez, Millo Gjukanoviq

Prokurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, të cilët, sipas tyre, kanë bërë përpjekje të organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, në muajin tetor.

Pas investigimit të prokurorëve, dy rusët janë identifikuar si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov. Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator, në Moskë, Aleksandar Sindellicin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin. Raportohet se ata i kanë dhënë Sindellicit 200 mijë euro, raporton Rel.

Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliqin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar. Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat