Asambleja Parlamentare e NATO-s zhvillon punimet në Turqi

Evropë

Asambleja Parlamentare e NATO-s zhvillon punimet në Turqi

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 17:32
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të marrë pjesë në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që mbahet në Stamboll.

Asambleja Parlamentare e NATO-s fillon punimet të hënën e ardhshme dhe do të kryesohet nga Presidenti i Asamblesë, Michael Turner, njoftoi Zyra pwr komunikim e NATO-s..

Gjatë qëndrimit në Stamboll, Stoltenberg do të ketë takime me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdoan dhe Ministrin e Mbrojtjes, Fikri Isik.

Asambleja zhvillon punimet në kohën e ngritjes së tensioneve mes Aleancës dhe Rusisë, si dhe pas deklarimeve të Presidentit të sa po zgjedhur amerikan, Donald Trump, i cili u ka tërheq vërejtjen shteteve të NATO-s që të rrisin mbështetjen financiare për NATO-n, ose në të kundërtën SHBA do të tërheq trupat e saj nga Evropa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat