Renzi: Dorëhiqem nëse fiton “jo”-ja në referendumin kushtetues

Evropë

Renzi: Dorëhiqem nëse fiton “jo”-ja në referendumin kushtetues

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 14:15
Kryeministri italian, Matteo Renzi

Kryeministri italian, Matteo Renzi theksoi sot se do të refuzonte të merrte kryesimin e një qeverie teknike, ngarkuar për të përgatitur zgjedhjet e reja, në rast të fitores së jo-së në referendumin kushtetues të 4 dhjetorit.

“Nuk mund të jem ai që të bie dakord me partitë e tjera për të krijuar një qeveri teknike, ngarkuar për një objektiv të vetëm, reformimin e ligjit zgjedhor para zgjedhjeve të mundshme të parakohshme”, deklaroi ai për radion italiane RTL 102,5.

Italianët votojnë më 4 dhjetor për të miratuar ose jo një reformë të Kushtetutës që parashikon lehtësimin e procesit legjislativ dhe për t’i dhënë më shumë avantazh stabilitetit politik në një vend që ka pasur 60 qeveri që prej vitit 1946.

Por kjo zgjedhje është transformuar në një votbesim për kryeministrin e ardhur në pushtet në fillim të vitit 2014.

Një sondazh i publikuar sot nga e përditshmja ”Il Sole 24 Ore”, ”jo”-ja pritet të marrë 34 për qind të votave kundër 29 për qind për ”po”-në, por 37 për qind e zgjedhësve shprehen ende të pavendosur ose të gatshëm për të abstenuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat