Kandidati pro-rus fiton zgjedhjet presidenciale në Bullgari

Evropë

Kandidati pro-rus fiton zgjedhjet presidenciale në Bullgari

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 10:33
Rumen Radev

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, tha se do të japë dorëheqje, pasi kandidati pro-rus i Partisë Socialiste, Rumen Radev, ka fituar zgjedhjet presidenciale të vendit.

Borisov tha se “rezultatet e zgjedhjeve presidenciale kanë treguar qartë se koalicioni qeverisës nuk e ka më shumicën”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bullgari tha sot se Radev ka fituar 59.4 përqind të votave, përballë kandidates së partisë GERB, Tsetska Tsacheva, me 36 përqind.

Dorëheqja e Borisovit pritet ta çojë Bullgarinë në zgjedhje të parakohshme.

Radev, ish-gjeneral dhe shef i Forcës Ajrore të Bullgarisë, nuk ka mbajtur kurrë post politik.

Presidenca bullgare është kryesisht ceremoniale, por presidenti mund të ndikojë në politikën e qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat