Kryeministri francez: Terrorizmi do të vazhdojë të godasë Evropën

Evropë

Kryeministri francez: Terrorizmi do të vazhdojë të godasë Evropën

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 23:48
Kryeministri francez Manuel Valls

Evropa do të vazhdojë të goditet nga terrorizmi islamik, por ajo do ta mundë, konfirmoi kryeministri francez, Manuel Valls në një artikull të publikuar sot nga disa gazeta evropiane, një vit pas atentateve të 13 nëntorit në Paris.

“Një vit pas 13 nëntorit, vlerësoj pikëpyetjet që kalojnë shoqëritë tona. Ato janë të shqetësuara. Po terrorizmi do të vazhdojë të na godasë. Por, po, ne kemi të gjitha burimet për t’i rezistuar dhe të gjithë forcën për ta mundur. Ne, evropianë do ta mundim terrorizmin islamik”, shkruan ai në këtë artikull publikuar nga të përditshmet “El Pais”, “La Republicca”, “The Guardian”, “Le Soir”, “La Tribune de Geneve” dhe “Die Welt”.

Këto muajt e fundit, kryeministri ka përsëritur disa herë se Franca do të ishte shënjestër e atentateve të tjera. Që prej janarit 2015, vendi, që merr pjesë në koalicionin ushtarak ndërkombëtar kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak dhe në Siri, është goditur nga sulme të shumta xhihadiste.

Duke parë që kërcënimi është atje, i rëndë, i përhershëm dhe duke gjykuar se ai i përket degëve të ndryshme, të gjitha vendeve evropiane, Valls iu kërkoi të merrnin në duar sigurinë e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat