Mogherini thërret urgjentisht në Bruksel ambasadorët e BE'së në Turqi

Evropë

Mogherini thërret urgjentisht në Bruksel ambasadorët e BE'së në Turqi

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 15:42
Federica Mogherini, Recep Taip Erdogan

Pas arrestimit së kryetarit të partisë HDP sëbashku me 11 deputetë në Turqi, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh edhe Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini ka thirrur urgjent në Bruksel ambasadorët e BE'së që janë në Turqi.

Arsyeja e kësaj thirrje urgjente është se Mogherini do tu kërkojë shpjegime ambasadorëve për situatën më të fundit në shtetin turk. Mogherini arrestimet i ka vlerësuar si shumë shqetësuese.

Ndërkaq në lidhje me këtë ngjarje ka pasur shumë reagime nga zyrtarët amerikanë, ndërsa Ambasada Amerikane ka paralajmëruar shtetasit e saj të kenë kujdes, në veçanti në qytetin e Adana.

Vetëm para disa ditësh Ambasada Amerikane urdhëroi diplomatët e saj që familjet t'i dërgojnë në SHBA për arsye sigurie.

Pas arrestimeve kanë filluar protesta në Stamboll nga militantë të kësaj partie, ndërsa policia po i shpërndan me gaz lotsjellës. Gjithashtu në qytetin Dierbakir ka ndodhur një sulm me bombë në të cilën humbën jetën 8 persona dhe u plagosën 100 të tjerë. 

Mediat turke raportojnë se gjatë ditës së sotme Dollari dhe Euro kanë fituar terren rekord ndaj lirës turke. Deri në këto momente 1 dollar këmbehet me 3.1 lira ndërsa 1 Euro këmbehet me 3.5 lira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat