Turqi: Bllokohet qasja në Twitter dhe Whatsapp

Evropë

Turqi: Bllokohet qasja në Twitter dhe Whatsapp

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 11:44
Ilustrim

Në Turqi sot është bllokuar qasja në Twiter dhe Whatsapp pas arrestimit të 11 deputetëve prokurdë në Diarbakir, qytet me shumicë kurde, transmeton Reuters.

Diarbakir në orët e mëngjesit është dridhur nga një shpërthim i madh nga i cili kanë vdekur 10 persona dhe shumë tjerë janë plagosur.

 Nga autoritetet lokale raportohet se ka shpërthyer vetura-bombë dhe se besohet se për sulmin përgjegjës, janë pjesëtarë të Partisë Popullore Kurde.

 Sulmi ka ndodhur në afërsi të stacionit të Policisë.

Shpërthimi ka ndodhur disa orë pasi që Policia ka kryer një operacion në selinë e Partisë Demokratike Popullore në Ankara ku edhe janë arrestuar 11 deputetë në mesin e të cilëve edhe Selatin Demirtash të cilin mediat e cilësojnë si “Obama i Kurdëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat