Moskë: Bisedime ruso-turke për Sirinë dhe Irakun

Evropë

Moskë: Bisedime ruso-turke për Sirinë dhe Irakun

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 08:43
Gjenerali rus Valery Gerasimov

Shefi i forcave të armatosur të Turqisë, gjenerali Hulusi Akar, mbrëmë në Moskë është takuar me kolegun e tij rus, gjeneral Valery Gerasimov.

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se gjeneralët “kanë këmbyer opinione për situatën në pjesën veriore të Sirisë” dhe për zhvillimet përgjatë kufirit Siri-Irak, në kuadër të përpjekjeve për t’i larguar forcat e Shtetit Islamik nga qyteti Mosul në Irak.

Po ashtu, kjo ministri theksoi se është biseduar edhe për mënyrat e normalizimit të situatës në qytetin e rrethuar Alepo në Siri.

Në kumtesën e Forcave të armatorusa të Turqisë, para bisedimeve, thuhej se gjenerali Akar do të diskutonte për bashkëpunimin potencial ushtarak me Rusinë dhe për “situatën në Lindjen e Mesme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat