Partia qeveritare në Gjeorgji fitoi mbi mbi dy të tretat e vendeve në Parlament

Evropë

Partia qeveritare në Gjeorgji fitoi mbi mbi dy të tretat e vendeve në Parlament

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Partia qeveritare Ëndrra Gjeorgjiane (KO) pas rrethit të dytë të djeshëm të zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji, fitoi 115 nga gjithsej 150 vende në Parlament, që i jep mundësi të bëjë ndryshime të mëdha në vend, duke e përfshirë edhe ndërrimin e Kushtetutës.

Sipas të dhënave të Komisionit qendror zgjedhor, kandidatët e KO-së kanë fituar në 48 nga 50 njësi zgjedhore në të cilat në rrethin e dytë është zgjedhur nga një deputet sipas sistemit të shumicës. Plotësisht, KO fitoi edhe 23 deputetë sipas modelit të shumicës që në rrethin e parë, si dhe 44 mandate sipas modelit zgjedhor proporcional.

Partia më e madhe opozitare Lëvizja Kombëtare e Bashkuar (ENM) fitoi 27 deputetë, të gjithë sipas modelit proporcional, ndërsa tetë mandatet e tjera  u përkasin dy partive  më të vogla dhe kandidatëve të pavarur.

KO dhe ENM vlejnë si parti me orientim properëndimor, të cilat mundohen për anëtarësim të Gjeorgjisë në BE dhe NATO, por autoritetet në Tbilis megjithatë në politikën e tyre të jashtme mundohen të balansojnë mes përcaktimit drejt Perëndimit dhe përpjekjet për përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë.

Pas publikimit të rezultateve të para nga votimi i djeshëm, kryeministri gjeorgjian Giorgi Kvirikashvili deklaroi se Gjeorgjia  do të "vazhdojë të bashkangjitet drejt parimit për integrim në BE dhe NATO, por në të njëjtën kohë do të mundohet edhe t'i zvogëlojë tensionet me Rusinë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat