70 lëkundje toke në Itali

Evropë

70 lëkundje toke në Itali

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 19:09
Ilustrim

Italia qendrore vijon të dridhet, ndërkohë që nuk kanë përfunduar ende lëkundjet e tokës, të cilat një natë më parë kanë futur Umbrian dhe Marken, në të njëjtin panik të 24 gushtit.

Pas dy goditjeve të forta të mbrëmjes se të mërkurës, përkatësisht me magnitudë 5.4 dhe 5.9 të shkalles Rihter, sizmologët kanë regjistruar edhe 70 lëvizje të tjera më të lehta, ndërsa mëngjesin e te enjtes është shënuar një goditje me magnitudë 4.4 në zonën mes Marches dhe Umbrias.

Dëme të shumta por fatmirësisht pak janë të plagosurit, deri tani disa dhjetëra persona, ndërsa është raportuar një viktime si pasoje e një infarkti pas tërmetit.

Sipas mediave italiane, vetëm në Ussita janë dëmtuar 80% e shtëpive, ndërsa sipas mbrojtjes civile, 3000 persona kanë mbetur të pastrehë si pasoje e dëmeve të mëdha në ndërtesa.

Gjendja e emergjencës është vendosur në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, ndërkohë që Këshilli i Ministrave akordoi edhe një fond prej 40 milionë eurosh për mbrojtjen civile më shumë, që i shtohet 50 milionë euro të parashikuar në raste katastrofash natyrore.

Kryeministri italian, Mateo Renzi deklaroi se rindërtimi do të kryhet me ritme të shpejta dhe tha se te pastrehët nuk do të flenë ne çadra në këtë kohë të ftohtë, por në hotele.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat