Turqia kërkon arrestimin e pilotëve pas tentim grusht shteti

Evropë

Turqia kërkon arrestimin e pilotëve pas tentim grusht shteti

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 15:07
Aeroplan ushtarak turk

Turqia ka lëshuar fletarreste për 73 pilotë ushtarakë, të akuauar për përfshirje në një përpjekje për puç në muajin korrik.

Agjencia truke e lajmeve ka bërë të ditur të enjten se 45 pilotë janë arrestuar dhe 28 tjerë po kërkohen. Në mesin e të dyshurve janë edhe dy kolonelë dhe 71 lejtënantë.

Qeveria ka arrestuar 35 mijë njerëz në ndërlidhje me tentim grusht shtetin, që la pas 270 të vdekur.

Në përgjithësi rreth 800 mijë njerëz janë hetuar dhe rreth 29 mijë janë liruar “nën kontroll gjyqësor”.

Dhjetëra mijëra njerëz janë larguar nga pozitat qeveritare, përfshirë edhe ushtrinë, policinë, drejtësinë dhe arsimin.

Turqia akuzon për tentim grusht shtetin klerikun në mërgim, Fetullah Gylen, që jeton në SHBA. Gylen ka mohuar cfarëdo përfshirje në puç. (REL)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat