Turqia dhe Rusia nënshkruajnë projektin “TurkStream” të gazsjellësit në Detin e Zi

Evropë

Turqia dhe Rusia nënshkruajnë projektin “TurkStream” të gazsjellësit në Detin e Zi

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 14:44
Erdogan dhe Putin

Rusia dhe Turqia nënshkruan një marrëveshje për realizimin e gazsjellësit “TurkStream” për të dërguar gaz rus drejt Evropës nëpërmjet Detit të Zi, sipas gazetarëve.

Gjatë një bisede prej më shumë se një orë e 40 minuta, presidenti rus, Vladimir Putin dhe turk, Recep Tayyip Erdogan ranë dakord për qëllimet e këtij projekti të madh energjetik duke shënuar përmirësimin e marrëdhënieve pas një krize të rëndë diplomatike si pasojë e shkatërrimit nga aviacioni turk i një avioni luftarak rus që fluturonte në kufirin siriano-turk në nëntor të vitit 2015.

Projekti “TurkStream” u njoftua në fund të vitit 2014 dhe në të njëjtën kohë u braktis, mes krizës ukrainase.

“Marrëveshja e nënshkruar parashikon ndërtimin e dy drejtimeve që do të formojë ky gazsjellës në Detin e Zi”, theksoi drejtuesi i ”Gazprom”-it Aleksei Miller.

“Kapaciteti për secilin do të jetë 15,75 miliardë metra kub gaz në vit”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat