Një 'silur' me 5 milionë euro drogë zbarkon në brigjet e Islandës

Evropë

Një 'silur' me 5 milionë euro drogë zbarkon në brigjet e Islandës

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 10:38
Droga e gjetur

Një “silur” që mbante më shumë se 5 milionë euro kokainë është gjetur në një plazh në Republikën e Islandës, njofton BBC.

Më shumë se 75 kg nga kjo drogë u gjetën në afërsi të pikës turistike Cliffs of Moher në County Clare.

Policia doganore mori një thirrje alarmi nga qytetarët për pajisjen e dyshimtë dhe shkoi menjëherë në vendin ku ishte gjetur.

Policia beson se ‘siluri” mund t’i ketë qënë ngjitur në fund, nën vijën e ujit, ndonjë anijeje mallrash apo mjeti tjetër lundrues. Të tjera paketa kokaine, secila një këmbë të gjata që peshonin nga 1 kg, u gjetën brenda tubit 6 këmbë të gjatë të hënën.

Një zëdhënëse e Policisë tha: “Nuk është e mundur të themi në këtë moment se nga e ka origjinën kjo drogë apo cili ka qenë destinacioni i saj.”

Zyrtarët thanë se ata u njoftuan falë një programi që i nxit njerëzit që jetojnë në zonat bregdetare, personel detar apo ata që jetojnë pranë aeroporteve të njoftojnë menjëherë për sende të pazakonta apo sjellje të pazakonta.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat