Për 5 vite pas divorcit me ish-bashkëshorten, 47-vjeçari Antonio Acampora evitonte kalimin pranë banesës ku kishte jetuar për disa vite për të evituar ndonjë takim me dashurinë e tij të vjetër.
Por dje në mëngjes rreth orës 09:30 ai ka kaluar pikërisht nga lagjja e tij e vjetër në San Lazzaro dhe me makinën e tij "Volkswagen Polo" ka shtypur 58-vjeçarin Gennaro Medaglia, i supozuar si i dashuri i ish-gruas së 47-vjeçarit.
“Mund të ketë qenë një shkëndijë e çmendur xhelozie që e ka shtyrë të ndërmarrë këtë akt”, shprehen burime të policisë italiane për mediat fqinje, ndërsa kanë ngritur ndaj tij akuzat për vrasje.
Ndërkohë që të afërm të 47-vjeçarit Antonio Acampora kanë mohuar që kjo ngjarje të ketë pasur motive xhelozie. “Antonio kishte ndërtuar një jetë të re, kanë kaluar 5 vite nga divorci dhe nuk mendonte më për martesën e ndërprerë”, shprehet një i afërm i autorit të ngjarjes./tch