Gjukanoviq mbetet lideri i Paritsë Demokratike të Socialistëve

Evropë

Gjukanoviq mbetet lideri i Paritsë Demokratike të Socialistëve

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 00:13
Millo Gjukanoviq

?Millo Gjukanoviq, i cili ka paraqitur dorëheqje nga posti i kryeministrit të Malit të Zi, do të mbetet edhe mëtutje lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS).

Në kumtesë thuhet se në mbledhjen e sotme të organit më të lartë të kësaj partie, zoti Gjukanoviq ka thënë se “personalisht, me angazhim të plotë në krye të PDS-së” do t’i japë “mbështetje të plotë” kryeministrit të ardhshëm të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Zoti Gjukanoviq tha, po ashtu, se do t’i kushtohet forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve partiake “para zgjedhjeve të ardhshme dhe të gjitha ngjarjeve që do të vijnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat