Tjetër tërmet më i fuqishëm se i pari godet Italinë

Evropë

Tjetër tërmet më i fuqishëm se i pari godet Italinë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 19:50
Ilustrim

(E plotësuar) - Një tjetër tërmet akoma më i fuqishëm ka tronditur Italianë.

Tërmeti 6.2 ballesh i shkallës Rihter është regjistruar rreth orës 21:19 minuta në zonën e Peruxhias.

Tërmeti ka lëkundur sërish kryeqytetin italian, Romën.

Ndërkohë më herët, kryeqyteti italian u godit nga një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës riter.

Më të forta lëkundjet kanë qenë në qytetet Abruzzo dhe Marche, por lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Umbria, Lazio, Abruzzo si dhe në Romë.

Italia lëkundet nga tërmeti

Italia lëkundet sërish nga tërmeti. Lëkundje sizmike me magnitudë 5.4 të shkallës rihter është ndjerë në pjesën qendrore të saj.

Më të forta lëkundjet kanë qenë në qytetet Abruzzo dhe Marche, por lëkundje të lehta janë ndjerë edhe në Umbria, Lazio, Abruzzo.

Mediat italiane deri tani nuk raportojnë për dëme materiale apo në njerëz. Epiqendra e tërmetit ka qenë mes Perugias dhe Maceratas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat