May mjeshtre e gjuhës së drunjtë për çështjen Brexit

Evropë

May mjeshtre e gjuhës së drunjtë për çështjen Brexit

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 15:37
Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May ka marrë formën e një mjeshtreje të vërtetë në artin e gjuhës së drunjtë, aq sa një eksperti të fjalimeve politike i është dashur të krijojë një kategori të re veçanërisht vetëm për të, në një studim të bërë pikërisht për këtë çështje.

”E përballuar me kantierin faraonik dhe shpërthyes Brexit, May sigurisht që zotëron mirë rrethanat duke zbutur disi tensionet”, pohon Peter Bull, hulumtues dhe psikolog në Universitetin e Yorkut.

Ai nuk përjashton faktin se daljet e para publike të kryemintres së sapo emëruar në muajin korrik kanë cekur maja të reja duke shmangur me shkathtësi çështje të vështira apo në dhënien e përgjigjeve të pakapshme.

“Rasti i Theresa May të ngjall mjaft kuriozitet… Përgjigjet e saj janë të sjellshme dhe të fokusuara në thelbin e pyetjes, por nuk të japin kurrë informacionin e kërkuar”, bëri të ditur Bull, në revistën online “The Conversation”.

Pedagogu është mbështetur në intervistën e parë, më e rëndësishmja për Theresa Mayin në BBC, në të cilën ajo sipas përllogaritjeve të tij u është përgjigjur në mënyrë të qartë vetëm 14 për qind të pyetjeve të drejtuara.

Është nën mesataren e përgjithshme bazuar në 33 intervista të liderëve të tjerë politikë.

Theresa May është mjaft diskrete në mënyrën e të sjellurit dhe Peter Bull, i cili kishte analizuar 35 teknika përgjigjesh të ndryshme tek politikanët, krijoi një kategori të re vetëm për të, pasi ajo nuk jep kurrë përgjigje të detajuara për një pyetje të detajuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat