Evakuohet Kryeministri i Rusisë, bie zjarr në sallë

Evropë

Evakuohet Kryeministri i Rusisë, bie zjarr në sallë

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 13:15
Foto

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev dhe pjesëmarrësit e tjerë të një forumi në një qendër inovacioni në qytetin e Skolkovos janë evakuuar, pas shtëllunga të mëdha tymi shpërthyen në ndërtesë dhe sistemet e alarmit paralajmëruan fuqishem, raportojnë mediat ruse.

Pjesëmarrësit e konferencës teknologjike janë evakuuar, pasi tymi u përhap brenda ndërtesës.

Njerëzve që merrnin pjesë në këtë veprimtari, duke përfshirë edhe kryeministrin  Medvedev, ju kërkua të linin ndërtesën "për arsye sigurie".

Zjarri thuhet se shpërtheu në katin e dytë të ndërtesës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat