Turqia shpall festë zyrtare ditën e tentimit për grusht shtet

Evropë

Turqia shpall festë zyrtare ditën e tentimit për grusht shtet

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 13:06
Ilustrim

Me vendimin e Parlamentit turk, 15 korriku, dita kur këtë vit është bërë përpjekja për grusht shtet në vend, në të ardhmen do të jetë festë zyrtare e vendit, me qëllim që të përkujtohen viktimat nga grusht shteti i pasuksesshëm, publikoi gazeta.

Në të njëjtën kohë, në përkujtim të viktimave në përpjekjen për grusht shtet qyteti Kazan në qarkun Ankara do të riemërohet Kahramankazan. Fjala "kahraman" në gjuhën turke do të thotë "hero".

Data 15 korriku është shpallur si festë zyrtare në Turqi si "Ditë  për përkujtimin të vdekurve gjatë përpjekjes për grusht shtet".

Gjatë puçit në Turqi humbën jetën të paktën 300 persona, ndërsa rreth 2.000 ishin plagosur.

Autoritetet turke konsiderojnë se pas përpjekjes për grusht shtet qëndron "organizata terroriste" e klerikut islamik Fetullah Gjylen, i cili jeton në egzil vullnetar në SHBA.

Ankaraja kërkon nga SHBA-ja ekstradimin e tij në Turqi, por Uashingtoni pohon se nuk do ta dorëzojë klerikun derisa  nuk merr prova të qarta për përzierjen e tij në përpjekjen për grusht shtet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat