Të paktën 50 pjesëtarë të PKK-së e humbën jetën gjatë operacioneve antiterroriste

Evropë

Të paktën 50 pjesëtarë të PKK-së e humbën jetën gjatë operacioneve antiterroriste

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 15:46
Ilustrim

Pesëdhjetë anëtarë të Partisë Punëtore Kurde janë vrarë javën e kaluar në sulmet ajrore të forcave turke të sigurisë, njoftoi gazeta turke "Aksham".

Gjatë operacioneve janë shkatërruar 15 bastione të PKK-së, ndërsa është konfiskuar një sasi e madhe armësh dhe municioni.

"Aksham" thekson se gjatë operacioneve janë parandaluar 12 sulme terroriste, mes të cilëve edhe disa me auto-bombë dhe një sulm vetëvrasës me bombë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat