Çfarë është ky objekt misterioz në Rumani

Evropë

Çfarë është ky objekt misterioz në Rumani

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:24
Ilustrim

Një objekt i çuditshëm alumini ishte zbuluar në Rumani në vitin 1973 dhe analizat tashmë kanë treguar që ai mund të jetë 250,000 vjet i vjetër. Artefakti i pazakontë ishte gjetur në afërsi të dy objekteve të tjera, nga ndërtuesit të cilët po punonin në brigjet e Lumit Mures, në afërsi të qytetit Aiud në Rumani.

Që të tria gjetjet ishin dërguar në Transilvani, për analiza të mëtejme. Dy objektet e para kishin dalë të jenë mbetje të gjitarëve të zhdukur, që kanë jetuar rreth 80,000 vjet më parë, mirëpo, ajo që i kishte befasuar më së shumti hulumtuesit ishte objekti i tretë, ai që nuk mund të identifikohet. Metali në fjalë përngjan me sëpatën dhe është alumin, që ka filluar të prodhohet nga njerëzit para rreth 200 vjetësh, megjithatë, analizat kanë treguar që objekti i zbuluar është 250,000 vjet i vjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat