Socialistët vendosin nëse Spanjë do të ketë një qeveri të pakicës

Evropë

Socialistët vendosin nëse Spanjë do të ketë një qeveri të pakicës

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 14:28
Pedro Sanchez

Partia socialiste, partia e dytë në Spanjë pritet të kapërcejë sot ndasitë për t’i lënë terren të lirë kundërshtarëve të saj konservatorë për formimin e një qeverie të pakicës, pas 10 muaj ngërçi politik.

Komisioni federal i Partisë socialiste të punëtorëve të Spanjës (PSOE) që përcakton linjën e partisë midis kongreseve u mblodh në Madrid pas javësh mosmarrëveshjeje të brendshme shkak i disfatave të njëpasnjëshme elektorale dhe kërcënimit në rritje të partisë kundër masave shtrënguese Podemos, e vendosur ti zërë vendin.

Mosmarrëveshjet në lidhje me strategjinë për të ardhmen çuan në një përballje të paprecedentë deri në shkarkimin e sforcuar më 1 tetor të sekretarit të përgjithshëm të PSOE-së, Pedro Sanchez.

Ky i fundit ngul këmbë në mënyrë kategorike për t’i lënë mundësi konservatorit Mariano Rajoy për të qëndruar në pushtet, pas një mandati të parë shënuar nga skandale korrupsioni dhe pabarazi të theksuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat