Yildirim: Turqia e gatshme për ndërmarrjen e masve në Irak

Evropë

Yildirim: Turqia e gatshme për ndërmarrjen e masve në Irak

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:20
Pamje gjatë takimit të sekretarit amerikan të mbrojtjes, Ashton Carter, dhe kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim (djathtas)

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, thotë se vendi i tij është i gatshëm për “ndërmarrje të masave” në pjesën veriore të Irakut, pasi Ankaraja nuk është e kënaqur me premtimet e Irakut dhe Shteteve të Bashkuara, për rolin e militantëve kurdë dhe milicive shiite, në betejën për qytetin Mosul.

Këto komente zoti Yildirim i bëri mbrëmë vonë, pasi kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, e ka hedhur poshtë thirrjen e sekretarit amerikan të mbrojtjes, Ashton Carter, që Bagdadi tu japë forcave turke një rol në rimarrjen e Mosulit nga militantët e Shtetit Islamik.

“Kjo është diçka me të cilën do të merren irakianët dhe irakianët do ta çlirojnë Mosulin dhe territoret e mbetura”, tha Abadi.

Kryeministri Yildirim ka shprehur shqetësim për mënyrën se si milicitë kurde dhe shiite mund t’i trajtojnë banorët arabë sunitë në Mosul, duke thënë se “premtimet e dhëna nga Shtetet e Bashkuara dhe Iraku, se PKK dhe militantët shiitë nuk janë pjesë e operacioneve, ende nuk na ka kënaqur neve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat